Botë

Tre të vdekur në një sulm që Izraeli e quan terrorist

Izrael, sulm terrorist, tre të vrarë, maj 2022

Të paktën tre persona dyshohet se janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë në një sulm në qytetin izraelit Elad të enjten, kanë njoftuar zyrtarët shëndetësor të këtij vendi, raportoi Reuters.

Policia ka njoftuar se ngjarja ndodhi derisa izraelitët festonin ditën e pavarësisë, ndërsa është cilësuar si sulm terrorist.

Kryebashkiaku i Eladit, u ka bërë thirrje banorëve të qëndrojnë brenda shtëpive, pasi forcat e sigurisë janë duke vepruar lidhur me rastin.

Para rastit në Elad është raportuar për 15 të vrarë, përfshirë edhe tre oficerë policie dhe një roje sigurimi në Izrael dhe në Bregun Perëndimor, ku të shënjestruar kryesisht ishin civilët.

Izraeli është përgjigjur duke bastisur qytezat palestineze, veprime që kanë nxitur përleshje dhe kanë rezultuar me viktima.