Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tre të vdekur në Alpet italiane nga një ortek bore

Një grua dhe dy 7-vjeçare kanë vdekur nga një ortek bore, derisa skijonin në Val Senales, në Alpet italiane.

Gruaja 35-vjeçare, sipas mediave italiane, ishte nëna e njërës prej vajzave të vdekura. Gjermanet, besohet se po skijonin në 2 mijë e 400 metra lartësi në afërsi të kufirit me Austrinë. Një ekip prej 70 personave dhe tre helikopterëve janë angazhuar në gjetjen e trupave, transmeton Koha.net.

Sipas raportimeve, dy viktima kanë vdekur në vend, ndërsa njëra prej vajzave ka vdekur gjatë transportimit në spital. Dy skitarë tjerë nga i njëjti grup, babai dhe djali i tij 11-vjeçar, u lënduan në këtë aksident, por janë jashtë rrezikut për jetën.