Tre burra u arrestuan sot në jug të Mançesterit për lidhje me hetimin mbi sulmin e së hënës në një sallë koncerti në qytet, njoftoi policia, transmeton kp.
Një person u arrestua një ditë më parë në jug të qytetit pas sulmit ku u regjistruan 22 të vdekur dhe 59 të plagosur, i marrë përsipër nga grupi i Shtetit Islamik (ISIS).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKamikazi i sulmit të Mançesterit nuk ka vepruar me shumë gjasa i vetëm dhe ishte i njohur nga shërbimet sekrete, njoftoi sot qeveria britanike, pas shpalljes së nivelit më të lartë të gadishmërisë nga frika e një ndonjë sulmi të mundshëm.
“Nuk mund të anashkalojmë mundësinë e një grupi më të gjerë individësh për lidhje me sulmin në Mançester”, deklaroi dje në mbrëmje kryeministrja Theresa May, duke njoftuar kryesisht forcimin e ushtrisë për të mbështetur policinë.