Hagë, 5 shtator - Mekanizmi i Tribunalit të Hagës (MICT) ka miratuar kërkesën e mbrojtjes së Ratko Mlladiqit për përjashtimin nga kolegji i Gjykatës së Apelit që do të shqyrtojë ankesën e Mlladiqit në aktgjykimin e shkallës së parë, me të cilën ai është dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit në Bosnjë e Hercegovinë, bëjnë të ditur mediat, transmeton Koha.net.
Me vendimin e marrë nga gjyqtari Jean-Claud Antonetti, nga Gjykata e Apelit janë përjashtuar për shkak të “përshtypjes për njëanshmëri” kryesuesi Theodor Meron dhe anëtarët Carmel Ađijus dhe Liu Dacun.
Që të tre janë gjyqtarë të njohur shumëvjeçar në Tribunalin e Hagës.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjykata e Hagës zëvendëson gjyqtarët “e njëanshëm” në çështjen e Mlladiqit
-
Mlladiqit i refuzohet kërkesa që të mjekohet në Serbi
-
Rusia bën thirrje për lirimin e kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq
-
SHBA-së dhe BE-së i kërkohet që përkrahësit e Mladiqit të shpallen persona “non grata”
-
Mlladiqi thotë se ka punuar “me ndershmëri” në paqe dhe në luftë