Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tornadot në Kentucky – kisha 100-vjeçare u shemb brenda pak sekondave

Brenda pak sekondave, kisha 100-vjeçare në Kentucky të SHBA-së është shembur nga tornadot e fuqishme, të premten e javës së kaluar.

Kisha që tash e sa vjet ka shërbyer për rite fetare është demoluar, derisa të njëjtin fat e kanë pasur edhe qindra shtëpi e objekte të tjera. Nga tornadot janë regjistruar mbi 80 viktima, derisa kjo po konsiderohet si ndër ngjarjet më të rënda që ky shtet ka përjetuar.