Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tjetër vdekje në Londër, shkon në 180 numri i të vrarëve me thikë këtë vit

Një tjetër person është therur për vdekje në Londër. Sipas autoriteteve, tragjedia ndodhi pas një përleshjeje.

Policia londineze ka bërë të ditur se një 19-vjeçar është gjetur me plagë të rënda në lindje të Londrës, transmeton KTV. Viktimës i është dhënë ndihma e parë nga policia, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe vdiq në vendngjarje. Ndërsa, deri më tani nuk është bërë asnjë arrestim lidhur me rastin.

Përndryshe, rastet e therjeve me thika janë shtuar në kryeqytetin britanik këtë vit, duke rezultuar me shumë të vdekur. Deri në shtator, është konfirmuar se 108 persona kanë vdekur nga sulmet me thikë.