Në një port kroat ndodhet një anije e ndërtuar për bartjen e bananeve nga Afrika për në Itali, anije kjo që kishte vënë mina për Gjermaninë naciste dhe që u fundos nga aeroplanët e aleatëve, para se të vihej në përdorim si jahtë personale e një lideri komunist, të cilit i pëlqente të shëtiste nëpër botë, shkruan sot Koha Ditore.
Josip Broz Tito dhe shteti që udhëhoqi ai – Jugosllavia – moti janë bërë histori, derisa “Galebin” e ka kapluar ndryshku, në një cep të porteve dikur me ndikim të Rjekës.
Tani, kur Rjeka po përgatitet për t’u bërë kryeqyteti Evropian i Kulturës, më 2020, autoritetet e këtij qyteti kanë siguruar para të Bashkimit Evropian për restaurimin e kësaj anijeje 117-metërshe, e cila do të kthehet në muze, një gjë kjo që po ndodh në kohën kur është ndezur një debat në Kroaci rreth jetës dhe veprimtarisë së Titos.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.