Revista Time e ka shpallur person të vitit lëvizjen kundër keqtrajtimit, e njohur me shenjën #MeToo, si Person të Vitit 2017.
Kjo lëvizje, e njohur edhe si “shkelësit e heshtjes”, ka zbuluar raste të keqtrajtimit seksual dhe sulmeve seksuale në disa industri.
Edward Felsenthal, kryeredaktor i revistës Time, i tha sot rrjetit NBC se “shkelësit e heshtjes” e kanë krijuar “ndryshimin sociale që ka lëvizur me shpejtësi të madhe” që ne nuk e kemi parë për disa dekada.
“Filloi me aktet individuale të guximit nga qindra femra dhe disa meshkuj, po ashtu, të cilët lëvizën për t’i treguar ngjarjet e tyre”, tha Felsenthal, shkruan rel.
“Shkelësit e heshtjes” përbëhet nga shumë njerëz, kryesisht femra, në mesin e të cilave janë edhe akuzueset e para të producentit të njohur të Hollivudit, Harvey Weinstein. Aty gjenden edhe shumë të tjera që tregimet e keqtrajtimeve ndaj tyre i kanë postuar në rrjetet sociale, duke e përdorë shenjën karakteristike #MeToo dhe përkthimin në gjuhët e tjera.
Femrat nga lëvizja #MeToo kanë nxitur debat kombëtar për keqtrajtimin seksual në Shtetet e Bashkuara.
-
Harvey Winstein: Nuk do ta falë Gwyneth Paltrown që më doli kundër
-
Kristen Stewart kritikon ashpër Hollywoodin për mungesë të përparimit pas lëvizjes #MeToo
-
Hayden Panettiere në librin autobiografik tregon përballjet e pakëndshme me disa nga yjet e Hollywodit
-
Taylor Swift ndërmerr masa kundër përdorimit të zërit e imazhit të saj nga AI-ja
-
Raporti i AI-së për Kosovën: Dhuna me bazë gjinore, sulmet ndaj gazetarëve, ndër ngecjet kryesore