Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tigri vret një grua në Kili, ishte harruar dera e kafazit hapur

Një grua ka vdekur pas sulmit të një tigri në një kopsht zoologjik në Kili.

Gruaja, e cila nuk është identifikuar ende nga policia, ishte pjesë e stafit që kujdesej për mirëmbajtjen e kopshtit zoologjik në qytetin e Rancagua, 90 kilometra në jug të kryeqytetit Santiago, njoftoi CNN.

Sipas autoriteteve, gruaja mori plagë të shumta në qafë nga sulmi i tigrit. Oficeri i policisë, Williams Espinoza tha se gruaja nuk e kuptoi që dera e kafazit ishte e hapur dhe u sulmua menjëherë nga tigri duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Kopshti zoologjik është mbyllur për shkak të hetimeve të policisë.

Artikuj të ngjashëm