Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Thirrje për sanksione ndaj Izraelit në New York dhe Chicago

Hebrenjtë amerikanë në New York dhe përkrahësit e palestinezëve në Chicago janë mbledhur për të protestuar ndaj konfliktit 11 ditësh që la të vdekur më shumë se 250 persona, shumica palestinezë.

Hebrenjtë në New York kanë protestuar ndaj aksioneve ushtarake të Izraelit që pushuan të enjten mbrëma me arritjen e armëpushimit me grupin militant të Hamasit.

Shumë prej protestuesve në New York kanë thënë se aksionet e Izraelit janë shtypje e palestinezëve.

Protestën e së premtes e ka organizuar organizata “Zëri i Hebrenjve për Paqe” që bën thirrje për sanksione amerikane ndaj Izraelit.

Thirrje për drejtësi për palestinezët kishte në Chicago kur u mblodhën mijëra përkrahës të tyre. Marshi i Koalicionit për Drejtësi në Palestinë u mbajt me thirrjet për paqe dhe ndihma për palestinezët.