Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Theret kryebashkiaku gjerman që përkrahu refugjatët

Andreas Hollstein, kryebashkiaku i Altenas në Gjermani, është therur me thikë.

Sipas raportimeve të para, therja me thikë ishte për shkak të qëndrimit të tij pro-refugjatëve, por pas trajtimit në spital tani është në gjendje më të mirë shëndetësore.

Mediat gjermane citojnë dëshmitarët që kishin thënë se sulmuesi, tash i arrestuar, kishte kritikuar qëndrimin e Hollsteinit gjatë sulmit të hënën në mbrëmje.

Për këtë ka reaguar edhe kancelaria gjermane Angela Merkel.

“Jam e tronditur nga sulmi me thikë ndaj kryebashkiakut Andreas Hollstein dhe shumë e liruar që ai është prapë me familjen e tij. Faleminderit të gjithëve që i kanë ndihmuar”, ka shkruar ajo në Twitter.