Kryeministrja britanike,Theresa May, ka thënë se beson sinqerisht që Britania e Madhe do ta dalë nga Bashkimi Evropian me një marrëveshje dhe se ajo është duke punuar për të siguruar pajtimin e parlamentit.
Me të arritur në Bruksel, ajo tha se ndjente keqardhje për kërkesën e saj për të vonuar Brexitin, por ka thënë se do t’u japë kohë deputetëve për të bërë një zgjidhje përfundimtare, shkruan BBC, transmeton Koha.net.
Në samitin e BE-së ajo do të përpiqet t’i bindë 27 shtetet tjera që të shtyjnë daljen e Mbretërisë së Bashkuar pas 29 marsit.
Ndërkohë, Jeremy Corbyn tha se bisedimet e tij në Bruksel ishin shumë konstruktive.
Të mërkurën, May bëri një fjalim duke fajësuar vonesën ndaj deputetëve dhe i tregoi kombit se ishte në anën e tyre.
-
May: Nga pozita po largohem krenare dhe e zhgënjyer
-
May insiston se duhet të ketë Brexit me marrëveshje
-
Kryeministrja May pritet të njoftojë datën e largimit të saj nga detyra
-
Theresa May propozon marrëveshje të re për Brexitin
-
May planifikon një "ofertë të guximshme" për të arritur mbështetjen për Brexitin