Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tetë vjet pas katastrofës nukleare banorët duan kthimin në Fukushima

Foto: Reuters

Mijëra të evakuuar nga qyteti i Fukushimës në Japoni dëshirojnë rikthimin në shtëpi të tyre, tetë vjet pas katastrofës së trefishtë të vitit 2011 nga rrjedhja bërthamore që shkaktoi cunamin që la të vdekur 16 mijë njerëz dhe 2 mijë e 500 të zhdukur ndërsa u evakuuan 300 mijë të tjerë.

Sipas të dhënave të fundit, më shumë se 40 mijë njerëz të prefekturës së Fukushimas janë refugjatë, tetë mijë janë brenda prefekturës ndërsa 32 mijë kanë kërkuar strehim nëpër qytetet tjera japoneze.

Harue Sampei dhe nëntë anëtarët e familjes janë refugjatë në prefekturën e Fukushimas. Ata u evakuuan nga pjesa shumë e ndotur e Tsushimas, transmeton KTV. Pas ndërrimit të tetë qendrave strehimore, 10 anëtarët e familjes u shpërndanë në gjashtë vende të ndryshme.

Tsushima ende ka nivel të lartë të rrezatimit. Sampei ka thënë se familja është kompensuar nga Kompania energjetike e Tokios, por nuk janë ndarë të kënaqur sepse morën kompensimin minimal.

“Fëmijët tanë e kanë të ndaluar të flasin për vuajtjet e tyre. Ata janë cak i diskriminimit dhe ngacmimit. Shpresoj që njerëzit t’i hapin sytë dhe të shohin këtë realitet”, thotë Sampei.

Edhe Fukushima lejon banorët të rikthehen 11 vjet pas katastrofës bërthamore Botë Fukushima lejon banorët të rikthehen 11 vjet pas katastrofës bërthamore

Së bashku me 669 të evakuuarit tjerë nga Tsushima kanë formuar një ekip në majin e vitit 2015 për të paditur palët përgjegjëse për incidentin bërthamor. Përveç kompensimit financiar, ata kanë kërkuar për pastrim të të shpejt të ndotjes bërthamore me qëllim që banorët të ktheheshin më herët në shtëpitë e tyre.

“Nuk duam që t’i humbim shtëpitë. Ai vend një ditë do të zhduket nëse nuk krijohen kushte që fëmijët tanë të kthehen në shtëpi. Shpresoj që të pastrohet nga ndotja sa më shpejt të jetë e mundur”, thotë Sampei.