Më shumë se një dekadë pas katastrofës më të keqe bërthamore të Japonisë, rajoni i Fukushimës hoqi tërësisht urdhrin e evakuimit të martën, duke lejuar ish-banorët të kthehen në shtëpi.
Qyteti Futaba, i konsideruar më parë brenda kufijve të rrezikut, është i fundit nga 11 rrethet e Fukushimas që hoqi urdhrin e tij të evakuimit, tha një zëdhënës i zyrës bashkiake të qytetit për CNN, të martën.
Më 11 mars 2011, një tërmet me magnitudë 9.0 goditi brigjet lindore të Japonisë, duke shkaktuar një cunami që shkaktoi një shkrirje bërthamore në termocentral dhe një rrjedhje të madhe të materialit radioaktiv. Kjo ishte katastrofa më e rëndë bërthamore në botë që nga ajo e Çernobilit me 1986.
Më shumë se 300,000 njerëz që jetonin pranë centralit bërthamor u detyruan të evakuohen përkohësisht, derisa mijëra të tjerë e bënë këtë vullnetarisht. Komunitetet dikur plot zhurmë lanë pas një qytet fantazmë.
Në vitet që pasuan, operacionet e pastrimit dhe dekontaminimit në shkallë të gjerë kanë lejuar disa banorë që dikur jetonin në zonë të kthehen.
Futaba është shtëpia e kompleksit të Tokios Electric Power Company (TEPCO) dhe një stacioni hekurudhor. Objektet publike, si zyra bashkiake e sapohapur e qytetit, kanë planifikuar të rifillojnë funksionimin të hënën e ardhshme.
Fotot nga qyteti tregojnë dyqane, shtëpi dhe tempuj bosh, shumë prej të cilëve kanë dëmtime të jashtme, si çatitë e shembura dhe xhamat e thyer. Rrugët janë kryesisht bosh.
Edhe
Japonia rifillon punën e centralit bërthamor më të madh në botë
Para katastrofës bërthamore, Futaba kishte popullsi prej rreth 7.100 banorësh.
Autoritetet filluan përgatitjet për rihapjen e qytetit këtë vit. Në janar, ato filluan një program që lejonte ish-banorët të ktheheshin përkohësisht, por vetëm 85 persona nga 52 familje u kthyen.
Mbetet e paqartë se sa njerëz do të kthehen dhe sa kohë do t'i duhet qytetit për t'u rikuperuar.
-
Nuk ka parregullsi në centralet bërthamore, pas tërmetit 7.8 ballësh në Japoni
-
Shkarkimi i ujërave radioaktive nga Fukushima do të nisë më 24 gusht
-
Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri ka tejkaluar shifrat nga fatkeqësia e Fukushimës në Japoni
-
Japonia do të lëshojë në det ujë radioaktiv nga termocentrali i Fukushimas