Damask, 2 mars – Të paktën tetë ushtarë turq humbën jetën dhe 13 të tjerë mbetën të plagosur gjatë luftimeve të ndryshme, dje në mbrëmje vonë, në enklavën kurdo-siriane të Afrinit, që Ankaraja po e sulmon që nga 20 janari i kaluar, njoftoi sot ushtria turke.
Sipas medias lokale, në këto luftime u përfshinë edhe forcat speciale, që kanë hyrë në Siri gjatë ditëve të fundit.
Këto vdekje e çojnë në 40 numrin e ushtarakëve turq të vrarë që nga fillimi i operacionit ”Dega e ullirit”, me një mesatare prej një ushtari në ditë.
Artikuj të ngjashëm
-
Vriten dy ushtarë turq e plagosen dy të tjerë në Siri
-
Arrin në 3.524 numri i kurdëve të Sirisë të vrarë nga forcat turke
-
Arrin në 3.149 numri i kurdëve të vrarë në Siri nga forcat turke
-
Hip në 2.872 numri i kurdëve të vrarë nga forcat turke në Afrin të Sirisë
-
Arrin në 2,777 numri i kurdëve të vrarë nga forcat turke në Afrin të Sirisë