Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Arrin në 3.524 numri i kurdëve të Sirisë të vrarë nga forcat turke

Ankara, 15 mars – Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) në kuadër të operacionit "Dega e Ullirit" i nisur më 20 janar në rajonin Afrin të Sirisë, kanë neutralizuar, siç i quan Ankaraja zyrtare vrasjet, 3.524 kurdë, raporton AA.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke nëpërmjet një deklarate njofton se vazhdon operacioni i nisur më 20 janar me qëllim për të neutralizuar terroristët (bëhet fjalë për kurdë të Sirisë) e PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH-it, për të vendosur siguri dhe stabilitet për kufijtë dhe rajonin, siç thuhet në deklaratë.