Ankara, 23 shkurt - Gjithsej 1873 kurdë, që Turqia zyrtare i quan terroristë, janë vrarë që nga fillimi i operacionit "Dega e Ullirit" (simboli i paqes – sqarim ynë) në rajonin e Afrinit në veri të Sirisë, njoftoi ushtria turke, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate nga Shtatmadhoria e Turqisë, forcat turke janë duke i vazhduar operacionet tokësore dhe ajrore për neutralizimin e anëtarëve të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH në kuadër të operacionit.
Më 20 janar, Turqia nisi operacionin "Dega e Ullirit" për të larguar, siç i quan ajo, terroristët e PYD/PKK-së dhe DEASH-it nga Afrini në veri të Sirisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrin në 3.524 numri i kurdëve të Sirisë të vrarë nga forcat turke
-
Arrin në 3.149 numri i kurdëve të vrarë në Siri nga forcat turke
-
Hip në 2.872 numri i kurdëve të vrarë nga forcat turke në Afrin të Sirisë
-
Arrin në 2,777 numri i kurdëve të vrarë nga forcat turke në Afrin të Sirisë
-
Hip në 1.715 numri i kurdëve të vrarë në Siri në operacionin turk “Dega e Ullirit”