Së paku tetë persona kanë vdekur si pasojë e një zjarri në shtëpinë e kujdesit për njerëzit me nevoja të veçanta në Republikën Çeke.
Në këtë incident që ndodhi në qytetin Vejpërti, në kufi me Gjermaninë, janë lënduar tre persona tjerë. Shkaku i këtij zjarri ende nuk dihet.
Ekipet gjermane u janë bashkuar atyre çeke në lokalizimin e zjarrit, por moti i lig ka vështirësuar punën e tyre.
Ky është zjarri i dytë më i madh në një shtëpi kujdesi. Në vitin 2000, nëntë të pastrehë humbën jetën në një zjarr që shpërtheu në Pragë.