Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tetë të vdekur nga të shtënat në Mississippi

Gjatë mbrëmjes së djeshme në Mississippi, SHBA, kanë vdekur tetë persona duke përfshirë një zëvendës sherif.

Të shtënat kanë ndodhur në tri zona të ndryshme, Bogue Chitto, Brookhaven dhe Lincoln, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë ditës së sotme është arrestuar një mashkull i cili dyshohet për këtë sulm, megjithatë autoritetet ende nuk kanë gjetur motivin e këtyre vrasjeve.

I dyshuari raportohet t’i ketë thënë policisë se “i vjen keq”, dhe se “nuk ka arsye të jetoj, pas asaj që ka bërë”.

Gjithashtu është raportuar se një 16 vjeçar ishte marrë peng nga i dyshuari, por që tani është i sigurt.

Phil Bryant, guvernator në Mississippi e ka cilësuar këtë akt “tragjedi e pakuptimtë”.