Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tetë të vdekur nga një zjarr në një hostel ilegal në Letoni

Tetë persona kanë vdekur dhe disa tjerë janë lënduar seriozisht në një zjarr që ka shpërthyer në një hostel ilegal në kryeqendrën e Letonisë, Riga, kanë njoftuar zyrtarët letonezë, raporton BBC.

Zjarrfikësit janë ftuar te një apartament në katin më të lartë në një ndërtesë gjashtëkatëshe në rrugën “Merkela” në orët e hershme të së mërkurës.

Së paku 24 persona janë evakuar nga ndërtesa që po digjej, disa duke marrë djegie e disa janë dërguar në spital për shkak të inhalimit të tymit.

Shumica e viktimave besohet se janë turistë të huaj, ka njoftuar kryebashkiaku i Rigas, Martins Stakis.

Stakis ka thënë seë apartamenti nuk kishte leje nga autoritetet për t’u përdorur si hostel.

Edhe Tre të vdekur dhe dhjetëra të lënduar nga shpërthimi i një zjarri në Budapest Botë Tre të vdekur dhe dhjetëra të lënduar nga shpërthimi i një zjarri në Budapest

Ai ka thënë se Policia po kërkon ndihmë për të identifikuar viktimat dhe janë angazhuar specialistë për të ndihmuar me pengesat gjuhësore.

Zëvendës-shefi i Policisë, Andrejs Grishins, ka thënë se pos tetë të vdekjurve, janë lënduar edhe nëntë tjerë nga zjarri.