Të paktën 110 peshkatarë dhe punëtorë të fermave të orizit janë vrarë brutalisht dhe u janë prerë kokat nga ekstremistët islamikë në Nigeri, të shtunën. Punëtorët ishin të lidhur dhe kokat u janë prerë në një masakër barbare të dyshuar nga anëtarët e Boko Haramit. Viktimat e masakruara u kthyen të dielën.
“Të paktën 110 civilë u vranë pamëshirshëm dhe shumë të tjerë u plagosën në këtë sulm, tha koordinatori humanitar i KB Edward Kallon.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Ky është sulmi më agresiv ndaj civilëve të pafajshëm këtë vit," tha Kallon, duke akuzuar grupin jo-qeveritar të armatosur për veprime barbare, pa përmendur Boko Haramin.
“Bëj thirrje që autorët e këtij akti të neveritshëm dhe të pakuptimtë të sillen para drejtësisë”, shtoi ai.
Gjakderdhja ndodhi në fshatin Koshobe, dhe sulmuesit dyshohet se ishin me motor.
Gjashtë persona janë plagosën në sulm, ndërsa tetë të tjerë renditen si të zhdukur. Ka spekulime se disa gra u rrëmbyen gjithashtu.