Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

“Boko Haram” vret 25 peshkatarë në Nigeri

Ekstremistët islamikë kanë vrarë të paktë 25 peshkatar në një sulm në Nigeri, ka bërë të ditur policia nigeriane për Associated Press të enjten.

Rebelët thuhet se kanë sulmuar peshkatarët në fshatin Mukdolo, aty ku është e koncentruar me vite dhuna ekstremiste, ka bërë të ditur shefi i policisë, Abdu Umar.

“Nuk ka mbetur asnjë qenie njerëzore në atë vend sepse është braktisur, mirëpo peshkatarët nga Dikwa shkojnë atje për të peshkuar. Fatkeqësisht, këtë radhë ekstremistët e Boko Haramit e kanë rrethuar vendin dhe kanë vrarë 25 peshkatarë, ndërkaq nëntë prej tyre kanë shpëtuar”, ka deklaruar Umar lidhur me sulmin.

Nigeria është shteti afrikan më i populluar dhe me ekonominë më të madhe, i cili vazhdon të përballet me pasiguri nga rebelët ekstremist islamikë të “Boko Haramit”.

Ekstremistët po luftojnë për ta vendosur ligjin e Sheriatit dhe për ta ndaluar edukimin perëndimor.

Më shumë se 35 mijë njerëz kanë vdekur dhe mbi 2 milionë janë zhvendosur në Nigeri, si pasojë e dhunës ekstremiste, ka bërë të ditur Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara.

Artikuj të ngjashëm