Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tërmeti në verilindje të Romës shkakton panik në Itali

Një tërmet i shkallës 3.3 Rihter është regjistruar në orën 5.03 të mëngjesit të së hënës në zonën verilindore të Romës.

Lëkundja sizmike ka pasur një thellësi 10 km nën tokë e epiqendër 5 km nga komuna Fonte Nuova në provincën e Romës.

Tërmeti është ndjerë fuqishëm duke shkaktuar panik e frikë në orët e para të këtij mëngjesi dhe pse deri më tani raportimet flasin se nuk ka dëme materiale e as persona të plagosur.

Tërmeti është shoqëruar me një zhurmë të fortë e më pas me një mot të keq dhe është ndjerë veçanërisht në komunat Fonte Nuova, Monterotondo, Tivoli, Guidonia Montecelio.

Mjaft banorë kanë qëndruar në rrugë duke pritur zbardhjen e ditës.

Tërmeti është ndjerë në të gjithë territorin provincës së Romës.