Një tërmet me fuqi prej 6 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur shtetin e Amerikës Jugore, Ekuadorin.
Qendra e Hulumtimeve Gjeologjike e SHBA-ve (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit është regjistruar 20 kilometra në verilindje të rajonit Bahia de Caraquez, të provincës Manabi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTërmeti është regjistruar 24.7 kilometra në thellësi të tokës.
Deri më tani ende nuk ka informacione për dëme materiale apo viktima në njerëz nga tërmeti i cili ndodhi në afërsi të bregdetit të Ekuadorit, në ora 11.20 sipas kohës lokale.