Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tërmet në Turqi, 35 të lënduar

Një tërmet me magnitudë 6 ballë të shkallës Rihter goditi zonën e Turqisë perëndimore pranë qytetit të Duzca, rreth 210 kilometra në lindje të qytetit më të madh turk, Stambollit, shkruan Duvar.

Lëkundjet ishin mjaft të forta dhe u ndien në Stamboll dhe kryeqytet, Ankara. Të paktën 35 persona u lënduan, thanë zyrtarët.

Përllogaritjet e thellësisë së tërmetit variojnë nga 2 deri në 10 kilometra.

Raportohet për ndërprerje të energjisë elektrike në rajon. Banorët madje iknin nga apartamentet e tyre dhe kaluan natën jashtë.

Tërmeti i dytë me magnitudë 4.7 u regjistrua 20 minuta pas të parit.

Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, ka thënë se nuk kishte asnjë informacion për të vdekur.

Edhe Tërmet 6.1 ballë Rihter në Turqi Botë 8 muaj më parë Tërmet 6.1 ballë Rihter në Turqi

Fotot nga Duzce tregojnë shumë njerëz të grumbulluar jashtë, të mbështjellë me batanije, duke përdorur zjarre të improvizuara për t'u ngrohur.