Një tërmet i fuqishëm tronditi të premten Alaskën jugore, duke nxitur një paralajmërim për cunami për zonën Cook Inlet.
Tërmeti me magnitude 7.0 goditi në jug të Point MacKenzie-t në Alaskë, me një epiqendër prej shtatë miljesh ose 11.4 kilometra nga qyteti Anchorage, njoftoi shërbimi Gjeologjik amerikan. Thellësia e forcës goditëse të tij u llogarit në 43 km, transmeton tch.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShërbimi Kombëtar i Motit tha fillimisht se nuk kishte rrezik për cunami, por pak minuta më vonë agjencia shkruante në Twitter se ka një paralajmërim për zonën e Cook Inlet-in, që lidh qytetin Anchorage me Gjirin e Alaskës.
Nuk ka ende informacione zyrtare për dëme apo lëndime në njerëz. Foto të postuara në median sociale tregojnë tavanin e rrëzuar të një shkolle dhe segmente rrugore të prishura në një zonë.