Botë

Tërmet në Alaskë

Një tërmet 5.1 shkallësh ka goditur Alaskën të premten, njofton Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane. Mediat ndërkombëtare raportojnë se epiqendra ishte në një thellësi prej 40 kilometrash, derisa nuk bëhet e ditur nëse ka pasur dëme materiale apo të lënduar.

Shteti i Alaskës është zonë “e nxehtë” sa i përket dridhjeve të tokës. Javëve të fundit janë raportuar edhe tërmete të tjera me shkallë më të ulët.