Një tërmet me magnitudë 5,1 ballë Rihter tronditi sot rajonin jugperëndimor të Iranit, me epiqendër 45 kilometra larg centralit bërthamor të Bouchehrit, njoftoi Instituti Gjeologjik amerikan (USGS).
Sipas zyrtarëve, tani për tani, nuk janë konstatuar dëme.
“Nëse bazohemi mbi vlerësimet e Gjysmëhënës së Kuqe dhe autoriteteve rajonale, nuk jemi informuar ende për dëme”, konfirmoi drejtori i Njësisë krahinore për Krizat, Jahangir Dehghani.
Agjencia iraniane e Sizmologjisë mati paraprakisht një magnitudë 4,9/AFP.
Artikuj të ngjashëm