Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

​Tërmet 7.1 ballësh godet Perunë

Një tërmet me magnitudë prej 7.1 ballë ka goditur sot në orën 04:04 me orën lokale (09:04 GMT) pjesën lindore të Perusë, njoftoi Mbikëqyrësi Gjeologjik në SHBA.

Epiqendra u regjistrua 123 kilometra në jug të Puerto Esperanzas në pyjet e Amazonës, në një thellësi prej 609 kilometrash.

Instituti gjeofizik i Perusë ka matur tërmetin pranë kufirit me Brazilin me një magnitudë 7,0 ballë dhe një thellësi prej 616 kilometrash.

Sipas raportimeve nuk ka patur të vdekur apo të plagosur.