Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tërmet 7.4 shkallësh në Indonezi

Sulawezi jugor, provincë në Indonezi, është goditur nga një tërmet me 7.4 shkallë të Rihterit.

Tërmeti ndodhi në orën 10:30 të martën, derisa ende nuk është raportuar për të lënduar apo dëme të mëdha. Banorët kanë thënë se janë dëgjuar dridhje të mëdha, derisa ishte paralajmëruar edhe për cunami në atë zonë.

“Të gjithë ishin të shokuar. Banorët po iknin nga shtëpitë e tyre. Disa ishin gati të vraponin drejt kodrave”, ka thënë një banor për BBC.

Tërmeti vjen 10 ditë pas shpërthimit të vullkanit në malin Semeru, në ishullin Java, i cili la të vdekur 46 njerëz.