Një tërmet prej 6.7 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur Papua Guinean e Re, në jug të Okeanit Paqësor.
Qendra e Hulumtimeve Gjeologjike të SHBA-ve (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit prej 6.7 ballë është 112 kilometra në jugperëndim të qyteti lindor të Papau Guineas së Re, Porgera.
Tërmeti ka ndodhur në thellësi rreth 23 kilometra, ndërsa deri më tani nuk është njoftuar për viktima ose dëme materiale.
Gjithashtu theksohet se në rajon kanë ndodhur edhe dy tërmete me madhësi prej 5.1 dhe 5 ballë. Theksohet se dendësia e popullit në rajon është e vogël.
Më 25 shkurt në largësi prej 89 kilometrave nga qyteti Porgera ndodhi një tërmet prej 7.5 ballë, ku humbën jetën 15 persona.
Artikuj të ngjashëm