Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tërmet i fuqishëm godet Papau Guinenë

Një tërmet i fortë prej 7.2 shkallë të Rihterit ka goditur lindjen e Papau Guinesë, por nuk ipen të dhëna për paralajmërim për cunami, ka deklaruar Instituti amerikan për Gjeologji.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në thellësi prej 127 kilometrash në brendësi të vendit, në regjionin që gjendet 66 kilometra në jugperëndim të qytetit Lae, transmeton Reuters.

Ende nuk ka informata për ndonjë dëm eventual.

Artikuj të ngjashëm