Tokio, 23 tetor – Një tërmet me magnitudë 6,1 ballë të shkallës Rihter preku ishujt jugorë të Japonisë, por pa asnjë paralajmërim për cunami, bëri të ditur Agjencia Meteorologjike e Japonisë.
Nuk pati raportime për viktima apo dëme materiale të shkaktuara prej tij.
”Qendra sizmike e tërmetit të orës 13:35 ishte jashtë ishullit Yonaguni pranë Tajvanit, rreth 1 900 kilometra në jugperëndim të Tokios”, sipas agjencisë.
Në fillim të shtatorit, një tërmet me magnitudë 6,7 ballë Rihter tronditi ishullin verior të Hokaidos duke shkaktuar 41 të vdekur dhe rreth 740 të plagosur.
Artikuj të ngjashëm