Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tërmet 5.2 ballë Rihter në Rumani, dridhjet ndihen edhe në vendet fqinje

Një tërmet 5.2 ballë Rihter ka goditur Rumaninë të hënën, raporton Qendra Sizmologjike Euro-mesdhetare (EMSC).

Tërmeti raportohet se ka goditur rreth orës 16:58 me kohë lokale.

Epiqendra ishte 16 kilometra nga Targu Jiu. Madje raportohet se ka pasur edhe tri dridhje tjera në Rumani brenda një ore. 

Televizoni serb “RTS” raporton se dridhjet janë ndier edhe në Beograd e qytete tjera në Serbi.

Nuk raportohet për dëme apo viktima.

Edhe Tërmet 5.2 ballë Rihter në Rumani Botë Tërmet 5.2 ballë Rihter në Rumani