Shtëpia shtetërore e Tennesseet ka përjashtuar dy politikanë demokratë, të cilët i prinë protestës për kontrollin e armëve që pamundësoi procedurat legjislative gjatë javës së kaluar. Dhoma e Përfaqësuesve, e drejtuar nga republikanët, në këtë shtet amerikan ka përjashtuar Justin Jones dhe Justin Pearson.
Mirëpo votimi dështoi edhe ndaj ligjvënëses së tretë demokrate, Gloria Johnson, e cila i ishte bashkuar protestës për kontrollin e armëve. Shtëpia shtetërore është përballur me protesta masive që prej vrasjeve në shkolla më 27 mars. Në këtë sulm u vranë gjashtë persona, përfshirë tre fëmijë.
Grupi i ashtuquajtur “Treshja e Tenneessees” u ngrit në sallë dhe bërë thirrje për ashpërsimin e kontrollit të armëve. Dy demokratët kanë përdorur megafon ndërkaq sipas analistëve demokratja Johnson i ka shpëtuar përjashtimit për shkak se nuk përdori megafonin gjatë protestës së saj. Ndaj përjashtimit të tyre ka reaguar edhe presidenti Joe Biden, i cili ka thënë se është proces jodemokratik.
-
Tenneesee, front i ri në betejën për demokracinë amerikane
-
Përçarja e Amerikës mbi kontrollin e armëve
-
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutën për kufizimin e veprimeve ushtarake të Trumpit ndaj Iranit
-
Vritet një politikane dhe plagoset një senator në një sulm të dyshuar politik në Minnesota
-
Kërcënime me bombë ndaj katër anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së