Një ligj që ndalon abortin pas së gjashtës javë të shtatzënisë ka hyrë në fuqi në shtetin amerikan të Teksasit.
Ai ndalon abortet pas zbulimit të asaj që fushatat kundër abortit e quajnë rrahje zemre të fetusit, diçka që autoritetet mjekësore thonë se është mashtruese.
Ligji, një nga më kufizuesit në vend, hyri në fuqi pasi Gjykata Supreme nuk iu përgjigj një apeli urgjent nga ofruesit e abortit.
Mjekët dhe grupet e të drejtave të grave kanë kritikuar rëndë ligjin.
Ligji i jep çdo individi të drejtë të padisë mjekët që kryejnë një abort pas pikës gjashtë javore.
Edhe
Bllokohet përkohësisht ligji për abortin në Teksas
I ashtuquajturi "Akti i rrahjeve të zemrës" u nënshkrua në ligj nga Guvernatori i Teksasit Greg Abbott në maj.
Por grupe të të drejtave të njeriut kanë kërkuar nga Gjykata Supreme ta bllokojë këtë legjislaicon.