Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Teksasi goditet nga një stuhi e fuqishme

Shteti amerikan Teksas mbrëmë vonë është goditur nga stuhia më e fuqishme në dekadën e fundit.

Para se të arrinte në tokë, statusi i uraganit, Harvey, ishte ngritur në kategorinë e dytë më shkatërruese, me ç’rast shpejtësia e erës arrinte edhe në 130 kilometra në orë. Kjo stuhi ka kaluar 30 milje nga qyteti, Korpus Kristi, që i ka 320 mijë banorë, duke e shkatërruar rrymën elektrike dhe disa shtëpi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Qendra Kombëtare për Uragane tha se stuhia mund të sjellë vërshime të rrezikshme për njerëzit në dhe rreth qytetit Hjuston, që është i katërti më i madhi në Shtetet e Bashkuara.

Vlerësohet se afro 6 milionë njerëz gjenden në trasenë e stuhisë.

Bizneset janë mbyllur ndërsa banorët janë nisur për tu larguar nga bregdeti i Teksasit, meqë zyrtarët kanë bërë thirrje për evakuim, para arritjes së uraganit, Harvey.