Prindërit e futbollistëve të një shkolle të mesme në Teksas, të cilët kishin nevojë për kujdes mjekësor për shkak të një stërvitjeje rraskapitëse, thanë se ishin të tmerruar nga trajtimi i fëmijëve të tyre.
Nxënësit u detyruan të bënin gati 400 pompa pa pushim për ujë, ka thënë Osehotue Okojie, prind i një prej nxënësve që shkoi në spital.
Trajneri i futbollit të shkollës, John Harrell, është larguar nga puna, raportoi BBC.
Dhjetëra lojtarë u deshtë të shkonin në spital pas rastit.
Okojie tha se djali i saj erdhi në shtëpi nga praktika dhe ishte në dhimbje dhe i pamundur të ngrehte krahët.
Shkolla ndërkohë ka hapur hetim për rastin.
Edhe prindërit e tjerë u ankuan për fëmijët të cilët u kishin shkuar në shtëpi me dhimbje të muskujve dhe të stërlodhur.