Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tehrani arreston rreth 1000 persona për protestat antiqeveritare

Rreth 1000 njerëz në Teheran janë akuzuar në lidhje me protestat antiqeveritare që kanë përfshirë Iranin, ka thënë kryeprokurori i qytetit.

Të dyshuarit e akuzuar për “akte sabotimi”, duke përfshirë vrasjen e rojeve të sigurisë dhe zjarrvënien, përballen me gjyqe të hapura masive këtë javë.

Autoritetet nuk kanë thënë se sa janë arrestuar në mbarë vendin, por aktivistet e të drejtave të njeriut e kanë vlerësuan totalin në 14.000, shkruan BBC-ja të hënën.

Njoftimi erdhi pasi dy protestues adoleshentë që dyshohet se u vranë nga forcat e sigurisë u varrosen në veri-lindje të Iranit.

Kumar Daroftateh, 16-vjeçar, u qëllua nga një distancë e afërt në një demonstratë në qytetin e Piranshahrit dhe vdiq në spital të dielën mbrëma, sipas grupit kurd të të drejtave të njeriut Hengaw.

Në funeralin e tij të hënën, të pranishmit bërtisnin parulla kundër qeverisë.

Në jug, në qytetin e Sanandajt, një turmë tjetër u mblodh te varri i Sarina Saedit, e cila gjithashtu ishte 16-vjeçare.

Agjencia e Lajmeve e Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut të Iranit (HRANA) raporton se 284 persona, përfshirë 45 fëmijë, janë vrarë nga forcat e sigurisë në shtypjen e protestave, të cilat shpërthyen pas vdekjes në paraburgimin policor të një gruaje të akuzuar se mbante hixhabin e saj “në mënyrë të pahijshme”.

Tridhjetë e pesë personel sigurie janë vrarë gjithashtu, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm