Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë

Pranë Shtëpisë së Bardhë janë dëgjuar të shtëna, derisa presidenti amerikan Donald Trump, që ishte në sallën e konferencave për mediave, u shoqërua jashtë nga një agjent i Shërbimit Sekret.

Derisa Trumpi po fliste, agjenti iu ofrua dhe i pëshpëriti në vesh, e Trumpi u dëgjua të thoshte "Oh!" dhe "çfarë po ndodh".

Shtëpia e Bardhë u vendos në izolim gjatë incidentit të së hënës.

Presidenti u kthye nëntë minuta më vonë për të thënë se situata ishte nën kontroll dhe një njeri ishte qëlluar.

Presidenti Trump u tha gazetarëve se ai besonte se Shërbimi Sekret i SHBA-së kishte qëlluar një të dyshuar, i cili ishte i armatosur.

Shërbimi Sekret amerikan konfirmoi incidentin.

Edhe Shërbimi sekret qëllon një burrë të armatosur afër Shtëpisë së Bardhë Botë Shërbimi sekret qëllon një burrë të armatosur afër Shtëpisë së Bardhë

"Një burrë u qëllua nga një oficer i Shërbimit Sekret më 10 gusht jashtë rrethojave të Shtëpisë së Bardhë pasi ai iu afrua oficerit dhe i tha që kishte një armë", tha Shërbimi Sekret.

Burri, i identifikuar vetëm si një 51-vjeçar, u godit në kraharor, tha Shërbimi Sekret në një deklaratë të postuar në Twitter. I dyshuari dhe oficeri u transportuan në spital.