Të paktën 6 persona kanë vdekur mes të cilëve është edhe një oficer policie, pas një konflikti me armë që ka ndodhur në Jersey të New Jerseyt.
The guardian raporton se dy persona të armatosur u futën brenda një dyqani ku gjatë konfliktit janë plagosur edhe dy policë të tjerë, transmeton Koha.net.
Polici që ndërroi jetë u identifikua si Joseph Seals, 39 vjeç, i cili ishte pjesë e një programi të gjerë shtetëror për konfiskimin e armëve të paligjshme.
Autoritetet vendosën që disa shkolla dhe biznese lokale të mbyllen përkohësisht.
Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me motivin e kësaj ngjarje. Mirëpo, autoritetet deklaruan se nuk besojnë që ky është një sulm terrorist.
Ka reaguar menjëherë edhe presidenti i SHBA-së Donald Trump, duke u lutur e ngushëlluar për viktimat. Incidentin e ka cilësuar të tmerrshëm.
-
Të paktën katër të vdekur nga një sulm me armë në një shkollë të mesme në SHBA
-
Sulm me armë në SHBA, të paktën një i vdekur dhe 24 të plagosur
-
Katër policë të vrarë e katër të plagosur gjatë bastisjes së një shtëpie në SHBA
-
Sulm me armë zjarri në SHBA, të paktën tre të vdekur
-
Sulm me armë në një shkollë në Iowa, një i vrarë