Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Të shtëna me armë në Sacramento, raportohet për gjashtë të vdekur

Së paku gjashtë persona janë vrarë e nëntë janë plagosur në të shtëna me armë në qendër të Sacramentos, ka njoftuar Policia e Sacramentos, raporton agjencia AP.

Qytetarët kanë ikur nëpër rrugët e Sacramentos pasi kanë dëgjuar të shtëna të automatikëve në një zonë të ngarkuar me restorante e bare, ndërsa janë parë një numër i ambulancave në vendin e ngjarjes.

Zyrtarët policorë kanë izoluar zonën në orët e hershme të së dielës. Nuk kanë dhënë menjëherë detaje për ngjarjen.

Raportohet se të shtënat kanë ndodhur në afërsi të Golden One Center, ku Sacramentos Kings luan ndeshjet e saj në NBA.