Është rritur numri i viktimave nga uragani Irma, i cili tani ka përfshirë tërë Ishujt Karaibe, e deri tani u raportuan 9 të vdekur.
Autoritetet kanë raportuar se territori francez i Shën Martinit, është shkatërruar thuajse i tëri, shkruan BBC, transmeton Koha.net.
Ata, gjithashtu raportojnë se duke u bazuar në shkallën e dëmeve, numri i të vdekurve ka shumë gjasa të rritet.
Ndërkohë, thuhet se dy stuhi tjera janë duke u forcuar për t’u bërë uragane.
Më shumë se gjysma e tre milionë banorëve të ishullit ka mbetur pa energji, pasi që uragani Irma ka shkaktuar rrebesh të fortë dhe erëra të forta.
Artikuj të ngjashëm