Rreth 34 besohet të jetë numri i ushtarëve amerikanë që kanë pësuar lëndime nga sulmi me dron në një bazë në Jorani, ku mbetën tre të vrarë, kanë thënë zyrtarët amerikanë.
Në raportimet e fundit të BBC-së theksohet se tetë prej ushtarëve të plagosur janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Autoritetet amerikane kanë thënë se disa trupa të plagosur u evakuuan për trajtim të mëtejshëm mjekësor, e sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, është shprehur se ndjehet thellë i pikëlluar.
“Këta amerikanë të guximshëm dhe familjet e tyre janë në lutjet e mia dhe i gjithë Departamenti i Mbrojtjes vajton për ta”, është shprehur Austin.
Ai ka fajësuar grupe të mbështetura nga Irani për sulmin, duke përsëritur thirrjen e presidentit Joe Biden se “SHBA-ja do të përgjigjet me kohë”.
“Presidenti dhe unë nuk do të tolerojmë sulme ndaj forcave amerikane dhe ne do t’i ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara, trupat tona dhe interesat tona”, ka shtuar ai.
-
Irani vret dy ushtarë amerikanë në Jordani
-
Bideni thotë se ka vendosur se si do t’i përgjigjet sulmit në Jordani
-
SHBA-ja publikon emrat e tre ushtarëve të vrarë në Jordani
-
Irani mohon se është i përfshirë në sulmin ku u vranë tre ushtarë amerikanë
-
Tre trupa amerikane u vranë në një sulm me dron në Jordani, dhjetëra u plagosën