Të paktën 34 persona kanë vdekur kur një anije që mbante migrantë nga Jemeni u përmbys në brigjet e Xhibutit, ka thënë të hënën Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).
Anija, e cila po kontrollohej nga kontrabanduesit e njerëzve, besohet se mbante 60 pasagjerë, ka njoftuar IOM në Twitter, pa dhënë detaje të mëtejshme të tilla si kur ndodhi incidenti.
Vdekjet janë bërë të zakonshme në ujërat pranë Xhibutit dhe zakonisht përfshijnë migrantë nga Etiopia ose Somalia që përpiqen t'i shpëtojnë varfërisë dhe luftës në vendlindje duke gjetur punë në Arabinë Saudite ose Emiratet e Bashkuara Arabe.
Aty përfshihen migrantë të mundshëm që janë bllokuar në Jemen pasi nuk kanë arritur të kalojnë në Arabinë Saudite, ndonjëherë për shkak të kufizimeve të koronavirusit dhe vdesin gjatë kthimit.
-
Mbi 60 migrantë të vdekur pas përmbytjes së një varke pranë brigjeve të Jemenit
-
49 të vdekur e 140 të zhdukur nga fundosja e anijes me emigrantë në brigjet e Jemenit
-
Të paktën 73 emigrantë supozohen të vdekur pas mbytjes së një anije në Libi
-
Të paktën 11 të vdekur nga përmbysja e një varke me emigrantë në Mesdhe
-
53 migrantë të vdekur ose zhdukur nga përmbysja e një varke pranë Libisë, mes tyre dy foshnje