Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Të paktën 27 të vdekur në një pikë karburanti në Rusi

Të paktën 27 persona kanë humbur jetën nga një shpërthim në një pikë karburanti në Dagestan në Rusinë Jugore.

Shpërthimi ndodhi në kryeqytetin rajonal Makhachkala, i cili ndodhet në bregun e Detit Kaspik.

Dhjetëra persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga ngjarja, shkaku i së cilës nuk dihet.

Rreth 260 punonjës të urgjencës janë vendosur, si dhe një avion për të evakuuar të plagosurit rëndë në Moskë, tha ministria e emergjencave.

Agjencia ruse e lajmeve Interfax citoi mjekët të kenë thënë se tre fëmijë ishin në mesin e të vdekurve.

Ai shtoi se zjarri ishte përhapur në një sipërfaqe prej 600 metrash katrorë dhe se ekzistonte rreziku i shpërthimeve të mëtejshme.

Një dëshmitar i paidentifikuar i cituar nga gazeta ruse Izvestia tha se zjarri kishte filluar në një veturë përballë pikës së karburantit.

Edhe Rusia shpall gjendje të emergjencës në kryeqytetin e Dagestanit, si pasojë e përmbytjeve masive Botë Rusia shpall gjendje të emergjencës në kryeqytetin e Dagestanit, si pasojë e përmbytjeve masive

“Pas shpërthimit na ra gjithçka në kokë. Ne nuk pamë më asgjë”, tha dëshmitari.

Komiteti Hetues i Rusisë tha se zjarri kishte shpërthyer gjatë disa punëve të mirëmbajtjes së makinave dhe ishte "pasuar nga një zhurmë".

Një çështje penale është hapur për të përcaktuar rrethanat që çuan në incidentin, tha Komiteti.