Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Të paktën 2 të vdekur e mbi 20 të lënduar në Las Vegas

Të paktën 2 persona kanë vdekur e 24 tjerë janë lënduar nga sulmi i armatosur që ndodhi në një koncert që po mbahej në Las Vegas, shkruan Reuters, transmeton Koha.net.

Policia ka raportuar se sulmi ka ndodhur nga kati i 32-të i një hoteli, prej ku dy sulmues kanë gjuajtur breshëri të shtënash drejt njerëzve, transmeton Koha.net.

Ekipi i SWAT është në vendin e ngjarjes, ndërkaq raportohet se policia ka shtënë me armë drejt një të dyshuari por se nuk janë dhënë detaje tjera.

Nga Qendrat Mjekësore raportohet se vazhdojnë të trajtojnë personat e lënduar me plagë nga arma e zjarrit, ndërkaq 14 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka kërkuar nga njerëzit të shmanget domosdoshmërish kjo zonë.

Artikuj të ngjashëm