Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shkon në 58 numri i të vdekurve në Las Vegas

Numri i viktimave të sulmit terrorist në Las Vegas, ka rritur në 58 dhe 515 persona kanë mbetur të plagosur, deklaroi për media sherifi i Las Vegasit, Joe Lombardoduke.

Sulmuesi, i cili besohet të jetë vrarë, qëlloi qytetarët që ishin mbledhur në një koncert të hapur në “Route 91”. Sulmuesi ka qëlluar turmën me armë zjarri nga kati i 32-të i hotelit.