Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Të paktën 17 të vdekur nga shpërthimi i fuqishëm në Ganë

Të paktën 17 persona janë vrarë në një shpërthim të madh pranë një qyteti minierash në jugperëndim të Ganës, thonë zyrtarët.

Policia thotë se një automjet që mbante eksplozivë minierash u përplas me një motoçikletë pranë qytetit të Bogoso.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Imazhet e shpërndara nga mediat lokale treguan një shtëllungë të madhe tymi të zi që ngrihej mbi ndërtesat e shkatërruara, dhe mbeturinat e shpërndara ndërsa banorët bëjnë thirrje për ndihmë.

Sipas të dhënave zyrtare, rreth 500 shtëpi u prekën - disa prej të cilave u shkatërruan plotësisht - në Appiatse midis Bogoso dhe fshatit Bawdie.

Të paktën 59 persona u plagosën, disa prej të cilëve ishin në gjendje kritike, tha ndërkaq ministri i Informacionit Kojo Oppong Nkrumah.

Përpjekjet e shpëtimit janë duke u zhvilluar dhe njerëzve u është thënë të largohen nga zona.

Automjeti po transportonte eksploziv në minierën e arit Chirano rreth 140 km nga vendi i shpërthimit.

Ari është një nga eksportet kryesore të Ganës.