Të paktën 15 persona kanë mbetur të vdekur, përfshirë gra dhe fëmijë, si pasojë e sulmeve izraelite gjatë natës të së shtunës mbi Rripin e Gazës.
Një sulm mbi kampin e refugjatëve "Bureij" në Gazën qendrore la të vdekur nëntë persona, mes tyre dy fëmijë dhe dy gra. Ambulancat i dërguan trupat në spitalin e Martirëve Aksa në qytetin qendror të Deir al-Balah, raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë, sulmet izraelite në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis, vranë të paktën gjashtë palestinezë, mes tyre një grua dhe dy vajza.
Janë parë edhe re tymi që janë ngritur nga kampi qendror i refugjatëve Nuseirat pas një sulmi.
Ende është e paqartë se çfarë ishte në shënjestër dhe numri i viktimave.